Turqia: Rezoluta e KS të OKB nuk vlen për Afrinin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69947-turqia_rezoluta_e_ks_të_okb_nuk_vlen_për_afrinin
Turqia përshëndeti rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim një-mujor në Siri, por thotë se kjo nuk do të ketë efekt në ofensivën e vazhdueshme ndërkufitare të Ankarasë në rajonin veriperëndimor të Sirisë, Afrin, kundër Njësive Mbrojtëse të Popullit Kurd.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 25, 2018 16:58 Europe/Tirane
  • Turqia: Rezoluta e KS të OKB nuk vlen për Afrinin

Turqia përshëndeti rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim një-mujor në Siri, por thotë se kjo nuk do të ketë efekt në ofensivën e vazhdueshme ndërkufitare të Ankarasë në rajonin veriperëndimor të Sirisë, Afrin, kundër Njësive Mbrojtëse të Popullit Kurd.

"Ne e mirëpresim rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në përgjigje të gjendjes së përkeqësuar humanitare në të gjithë Sirinë, veçanërisht në Ghouta Lindore", tha në një deklaratë të dielën Ministria e Jashtme turke. Megjithatë, ministria shtoi se Turqia "do të mbetet e vendosur në luftën kundër organizatave terroriste që kërcënojnë integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë". Ndërkohë, zëvendëskryeministri turk Bekir Bozdag këmbënguli se operacioni i vendit të tij në Afrin nuk do të ndikohej nga kërkesa unanime e OKB për një armëpushim në Siri. "Nuk ka dyshim se ky vendim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk do të ketë ndonjë ndikim në operacionin që Turqia po ndjek," tha Bozdag në një fjalim televiziv. Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka thënë gjithashtu se nuk do të ketë ndalesë në operacionin Afrin, pa përmendur drejtpërdrejt rezolutën e Këshillit të Sigurimit. "Operacioni do të vazhdojë deri në shkatërrimin e terroristit të fundit," tha Erdogan në qytetin jugor Sanliurfa.