Perandoria amerikane drejt rënies
(last modified Mon, 26 Feb 2018 08:50:25 GMT )
Shkurt 26, 2018 09:50 Europe/Tirane
  • Perandoria amerikane drejt rënies

Amerika po përjeton një periudhë reformimi të historisë që është e ngjashme me periudhën e ish-BS, 30 vjet më parë. Kjo periudhë është periudha e rrëzimit të perandorisë amerikane.

Agjencia Sputnik e lajmeve thotë se në botë po ndodhin ndryshime themelore ku më e rëndësishme është rënia e perandorisë amerikane. Historia është e mbushur me histori të krijimit dhe rënies së perandorive dhe në këtë mes perandoria amerikane nuk është e veçantë. Mirëpo i habitshëm është fakti se si qarqet politike dhe mediatike të Amerikës neglizhojnë dhe mohojnë krizën që po shfaqet në Amerikë. në 70 vitet e kaluara Amerika ka kryer shumë luftëra në kontinente të ndryshme për të ruajtur perandorinë e saj. Ky vend vetes së tij i ka vendosur epitetin Policia Botërore, por që më shumë ngjan me një Gangster Botëror. Sot perandoria amerikane po tronditet nga disa fuqizimi i vendeve të tjera si Kina dhe Rusia. Në kohën kur autoritetet amerikane ankohen për formimin e sistemit botëror nga Rusia dhe Kina, kjo me pak fjalë tregon se hegjemonisë amerikane i ka ardhur fundi. Sot kanë marrë fund ditët e arta të kapitalizmit amerikan pasi ky sistem më parë kishte përfitime të shumta dhe sot atij i ka mbetur vetëm skeleti. Amerika duke mos pranuar rënien e saj mundohet të rezistojë duke bërë përpjekje për shkatërrimin e fuqisë së Kinës dhe Rusisë.

Tags