Lavrov: Grupet terroriste nuk përfshihen në armëpushimin në Siri
(last modified Mon, 26 Feb 2018 14:25:15 GMT )
Shkurt 26, 2018 15:25 Europe/Tirane
  • Lavrov: Grupet terroriste nuk përfshihen në armëpushimin në Siri

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka theksuar se dy grupet terroriste Ahraru Sham dhe Xhejshul-Islam, për shkak të bashkëpunimit me Fronin Nusra, nuk përfshihen në marrëveshjen e armëpushimit.

Kanali televiziv Rusia Al-Jeum njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ditën e hënë ka thënë se armëpushimi në Ghuta Lindore nuk përfshinë luftën kundër terroristëve me ndihmën e avionëve luftarakë të Rusisë. Ministri i jashtëm i Rusisë shtoi: "Qëllimi i krijimit të spekulimeve të reja për përdorimin e armëve kimike në Siri, është shkatërrimi i marrëveshjes së armëpushimit". Sipas ministrit të jashtëm të Rusisë, Uashingtoni duhet të japë shpjegim për veprimet e tij të cilat po shkelin tërësinë territoriale të Sirisë. Vlen të theksohet se KS i OKB ditën e shtunë ka miratuar një rezolutë për vendosjen e armëpushimit 30 ditor në Siri dhe në bazë të kësaj rezolute pritet që në të gjithë Sirinë të vendoset armëpushim për një periudhë 30 ditore. Në këtë rezolutë nuk janë përfshirë grupet terroriste Al Kaida, ISIS, dhe grupet e tjera që janë në listën e OKB për terrorizëm.

Tags