Macron, Erdoganit: Armëpushimi të zbatohet edhe në Afrin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70005-macron_erdoganit_armëpushimi_të_zbatohet_edhe_në_afrin
Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se Turqia duhet të respektojë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim një-mujor në Siri, duke përfshirë rajonin veriperëndimor të Afrinit, ku Ankaraja po zhvillon një ofensë kundër Njësive Mbrojtëse të Popullit Kurd.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2018 17:00 Europe/Tirane
  • Macron, Erdoganit: Armëpushimi të zbatohet edhe në Afrin

Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se Turqia duhet të respektojë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim një-mujor në Siri, duke përfshirë rajonin veriperëndimor të Afrinit, ku Ankaraja po zhvillon një ofensë kundër Njësive Mbrojtëse të Popullit Kurd.

Në një bisedë telefonike të hënën, Macron i tha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se armëpushimi "përfshinte të gjithë territorin sirian, duke përfshirë Afrinin, dhe duhet të hyjë në fuqi kudo dhe nga të gjithë pa vonesë", njoftoi presidenca franceze. Turqia të dielën e përshëndeti rezolutën e Këshillit të Sigurimit, por tha se kjo rezolutë nuk do të kishte efekt mbi ofensivën e vazhdueshme ndërkufitare të Ankarasë në Afrin. Macron i tha Erdoganit se ai ishte "thellësisht i brengosur" për bombardimet në Ghoutën Lindore, duke thënë se Franca do të mbetet "vigjilente" në lidhje me ndihmën humanitare në zonë dhe mbi çdo përdorim të armëve kimike. Ghouta Lindore ka përjetuar dhunë të rinovuar në ditët e fundit, ku terroristët kanë kryer sulme të përsëritura me mortaja në kryeqytetin sirian duke vrarë dhe plagosur qindra civilë sirianë. Fuqitë perëndimore, megjithatë, fajësojnë qeverinë siriane dhe Rusinë për krizën.