Tillerson: Amerika nuk mund të ketë katër sekretarë të shtetit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70039-tillerson_amerika_nuk_mund_të_ketë_katër_sekretarë_të_shtetit
Një media amerikane ka bërë të ditur ankesat e sekretarit amerikan të shtetit dhe shefit të punonjësve të Shtëpisë së Bardhë për ndërhyrjet e Jared Kushner në detyrat e tyre.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 27, 2018 12:16 Europe/Tirane
  • Tillerson: Amerika nuk mund të ketë katër sekretarë të shtetit

Një media amerikane ka bërë të ditur ankesat e sekretarit amerikan të shtetit dhe shefit të punonjësve të Shtëpisë së Bardhë për ndërhyrjet e Jared Kushner në detyrat e tyre.

Sipas raportit të "Hill", Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit dhe John Kelly, shefi i punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, kanë shprehur ankesat e tyre në lidhje me ndërhyrjet e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, në çështjet e Departamentit Amerikan të Shtetit. Në lidhje me këtë çështje, Rex Tillerson në mënyrë të vazhdueshme është ankuar për praninë e Kushner në çështjet përkatëse me DASH, do të thotë në çështje të cilat gjithmonë administrohen nga punonjësit e diplomacisë, mirëpo megjithëkëtë Kushner vazhdon të jetë përgjegjës për konfliktin izraelito-palestinez dhe gjithashtu për marrëdhëniet Amerikë-Meksikë dhe Amerikë-Kinë. Përveç Kushner, edhe Nikki Haley, përfaqësuesja e përhershme e Amerikës në OKB dhe Herbert McMaster, këshilltari për siguri kombëtare i këtij vendi, po ndërhyjnë në çështjet përkatëse me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe kjo çështje ka shkaktuar shqetësimin e Tillerson. Sipas këtij raporti, sekretari amerikan i shtetit në lidhje me këto ndërhyrje, ka thënë: "Ne nuk mund të kemi 4 sekretarë të shtetit".