Johnson: Britania do të sulmojë Sirinë nëse vërtetohen sulmet kimike
(last modified Tue, 27 Feb 2018 19:16:42 GMT )
Shkurt 27, 2018 20:16 Europe/Tirane
  • Johnson: Britania do të sulmojë Sirinë nëse vërtetohen sulmet kimike

Në mes të një fushate të përtërirë perëndimore për të fajësuar Sirinë për "sulme kimike" kundër civilëve, Britania e Madhe kërcënoi se do të fillojë seriozisht të marrë pjesë në sulmet ushtarake amerikane kundër Sirisë, nëse pohimet e tilla vërtetohen.

"Nëse e dimë se kanë ndodhur sulme kimike, nëse ne mund ta vërtetojmë këtë, dhe nëse ka ndonjë propozim për veprim, ku Britania e Madhe mund të jetë e dobishme, atëherë mendoj se duhet ta konsiderojmë seriozisht atë", tha të martën sekretari i jashtëm britanik Boris Johnson në një intervistë me BBC. Në një deklaratë të ngjashme më parë këtë muaj, presidenti francez Emmanuel Macron tha se nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike kundër civilëve në Siri, Franca do të sulmojë Sirinë. Siria i ka dorëzuar rezervat e saj të armëve kimike në vitin 2014 në një mision të përbashkët të udhëhequr nga SHBA dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, e cila mbikëqyri shkatërrimin e armatimeve. Megjithatë, Qeveritë perëndimore dhe aleatët e tyre, nuk kanë ndalur kurrë akuzat ndaj Damaskut saherë që ndodh një sulm i dyshimtë kimik.

 

Tags