Zbulohet pasaporta braziliane e liderit të Koresë Veriore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70157-zbulohet_pasaporta_braziliane_e_liderit_të_koresë_veriore
Janë zbuluar pasaportat braziliane të udhëheqësit verikorean Kim Jong- Un dhe babait të tij, të cilët i morën në përpjekje për të marrë viza nga ambasadat e huaja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 28, 2018 15:43 Europe/Tirane
  • Zbulohet pasaporta braziliane e liderit të Koresë Veriore

Janë zbuluar pasaportat braziliane të udhëheqësit verikorean Kim Jong- Un dhe babait të tij, të cilët i morën në përpjekje për të marrë viza nga ambasadat e huaja.

Burimet e sigurisë konfirmuan vërtetësinë e fotografive bardh-e-zi të pasaportave të skanuara të Kim Jong Il dhe liderit aktual Kim Jong-Un. Pasaportat janë  dhënë në ambasadën braziliane në Pragë, në shkurt të vitit 1996, njoftoi Russia Today.

Disa burime nga shërbimet perëndimore të sigurisë kanë konfirmuar për Reuters se pasaportat braziliane të Kim Jong Il dhe Kim Jong-Un janë shfrytëzuar disa herë në përpjekjen që dy liderë të marrin viza nga dy vende perëndimore, si dhe viza për Japoni, Brazil dhe Hong Kong. Megjithatë, është e paqartë nëse plani i tyre "ndezi" ose nëse atyre u është dhënë viza, pasi nga skanimi i pasaportave një gjë e tillë nuk shihet. Ndërkohë, autoritetet braziliane kanë nisur hetimet lidhur me rastin.