Putin: Zgjidhja e krizës siriane kushtëzohet nga dëshira e palëve
Vladimir Putin president i Rusisë deklaroi se situata në Siri është e vështirë dhe e komplikuar dhe shtoi se zgjidhja e krizës në këtë vend varet nga dëshira mes palëve të futura në konflikt.
Sipas një njoftimi të agjencisë Rusia Today, presidenti Putin dje u takua me Sebastian Kurz kancelar i Austrisë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Moskë, presidenti i Rusisë deklaroi: Është e natyrshme që ne do të punojmë për zgjidhjen e krizës në Siri me qëllim që zonat e uljes së tensioneve të kthehen në zona të bashkëpunimit mes qeverisë siriane dhe palëve të tjera. Presidenti i Rusisë theksoi respektimin e tërësisë territoriale dhe sovranitetin e Sirisë dhe tha: Ne po bëjmë përpjekje për hapjen e dialogut politik dhe procesin e tranzicionit pas hartimit të kushtetutës. Presidenti Vladimir Putin gjithashtu marrëveshjen e Minskut e konsideroi të vetmen rrugëzgjidhje për krizën në Ukrainë. Ai lidhur me zgjidhjen e situatës në rajonin e Lindjes së Mesme edhe një herë e konsideroi të domosdoshme respektimin e normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe theksoi rolin e kësaj OKB në luftën kundër terrorizmit. Ai sanksionet e vendosura kundër Rusisë i ka cilësuar të pakuptimta dhe të dëmshme dhe shtoi se këto sanksione nuk dëmtojnë vetëm Rusinë por edhe BE.