Bashar Xhafari në KS të OKB kërkon shpërbërjen e koalicionit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70189-bashar_xhafari_në_ks_të_okb_kërkon_shpërbërjen_e_koalicionit_amerikan
Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, vuri në dukje krimet e koalicionit të ashtuquajtur "koalicion kundër ISIS" të Amerikës në Siri, kërkoi shpërbërjen sa më të shpejtë të këtij koalicioni.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 01, 2018 12:23 Europe/Tirane
  • Bashar Xhafari në KS të OKB kërkon shpërbërjen e koalicionit amerikan

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, vuri në dukje krimet e koalicionit të ashtuquajtur "koalicion kundër ISIS" të Amerikës në Siri, kërkoi shpërbërjen sa më të shpejtë të këtij koalicioni.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se Bashar Xhafari, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, në mbledhjen e KS të OKB për shqyrtimin e situatës në Ghutan Lindore të Damaskut, deklaroi: "Qeveria e Sirisë ka ruajtur zotimet e saj të përhershme ndaj ligjeve ndërkombëtare dhe për garantimin e sigurisë së qytetarëve të këtij vendi. Qeveria e Sirisë dënon heshtjen e raportuesve ndërkombëtarë ndaj vrasjes së civilëve sirianë nga koalicioni amerikan dhe ne përsëri paraqesim kërkesën tonë për shpërbërjen e koalicionit ndërkombëtar dhe ndërprerjen e krimeve të këtij koalicioni kundër civilëve sirianë".