Amerika dislokon 400 super-raketa në afërsi të kufijve të Rusisë
Zv/ministri i mbrojtjes së Rusisë të premten në një intervistë me kanalin Russia 24, deklaroi se Amerika synon të dislokojë rreth 400 raketa në afërsi të kufijve të Rusisë me vendet anëtare të NATO.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Aleksander Fumin, zv/ministri i mbrojtjes së Rusisë, ka thënë se veprimet ushtarake të NATO-s në Evropës së fundi kanë marrë ngjyrën e një armiqësie kundër Moskës. Veprimi i Amerikës për dislokimin e sistemit të mbrojtjes raketore mund të reduktojë në masë të madhe fuqinë parandaluese bërthamore të Rusisë. Kjo është në kohën kur asnjë prej raketave të reja të Rusisë nuk është në kundërshtim me traktatin për shkatërrimin e raketave me rreze të mesme dhe të larta veprimi. Uashingtoni të heqë dorë nga vazhdimi i tensioneve dhe të ulet në tryezën e bisedimeve për të biseduar me Moskën,- ka thënë ky zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.