Vetëvritet një person, mbyllet Shtëpia e Bardhë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70331-vetëvritet_një_person_mbyllet_shtëpia_e_bardhë
Shtëpia e Bardhë është mbyllur pasi një njeri raportohet të jetë vrarë në zonën veriore të saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2018 16:30 Europe/Tirane
  • Vetëvritet një person, mbyllet Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë është mbyllur pasi një njeri raportohet të jetë vrarë në zonën veriore të saj.

Forcat policore, por edhe mediat që raportojnë nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se viktima është vetëvrarë, por rrethanat janë ende të paqarta. Trump dhe Melania ndodhen në një resort në Mar-a-Lago. Ndërkohë anëtarë të stafit thonë se janë strehuar në sallën e informimit të Shtëpisë së Bardhë, deri në sqarimin e plotë të situatës. Shërbimi Sekret tha tha se askush tjetër nuk është raportuar i plagosur në incident me përjashtim të burrit që qëlloi veten. Gjatë viteve të fundit ka pasur një numër incidentesh të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë. Në mars të vitit të kaluar një burrë me një sprej piperi në dorë kaloi më shumë se 16 minuta brenda bazës pasi kaloi gardhin.