Kryeministri i Irlandës kritikon veprimtarinë e Theresa May
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70341-kryeministri_i_irlandës_kritikon_veprimtarinë_e_theresa_may
Leo Varadkar kryeministër i Irlandës ka kritikuar veprimtarinë e Theresa May kryeministres së Britanisë së Madhe në çështjen e Brexit. Sipas kryeministrit Varadkar, kryeministrja Theresa May nuk e ka kuptuar drejtë çdo të thotë dalja nga BE, largimi nga unioni doganor dhe dalja nga tregu i BE.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 04, 2018 05:54 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Irlandës kritikon veprimtarinë e Theresa May

Leo Varadkar kryeministër i Irlandës ka kritikuar veprimtarinë e Theresa May kryeministres së Britanisë së Madhe në çështjen e Brexit. Sipas kryeministrit Varadkar, kryeministrja Theresa May nuk e ka kuptuar drejtë çdo të thotë dalja nga BE, largimi nga unioni doganor dhe dalja nga tregu i BE.

Ai shprehu shqetësimin se Theresa May nuk është e njohur me disa nga kufizimet e politikave të Londrës mbi Brexit. Deri më sot janë bërë kritika të shumta nga autoritetet e BE dhe disa politikanë vendas mbi veprimtarinë e Theresa May në çështjen e Brexit. Deklarata e kryeministrit të Irlandës gjithashtu është pjesë e këtyre kritikave. Britanikët tashmë janë të ndarë në tre grupime. Ata që janë gëzuar për daljen nga BE-ja, ata që janë të mërzitur dhe ata që kërcejnë përgjatë procesit të daljes. Në intervistat për mediat, drejtuesit e politikës thonë se nuk janë kundër 'Brexit', por shprehet se ka gjetur një mënyrë të veçantë për të përkujtuar gjërat pozitive që kanë ndodhur në momentet kur Britania ka qenë pjesë e unionit. Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se nuk do të ketë kthim mbrapa në votimin për Brexit. Ajo ka qenë e qartë në deklaratat e saj për vendimin e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE-ja. “Ne jemi duke u larguar nga BE-ja dhe nuk bëhet fjalë për një referendum të dytë dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë May para zyrtarëve më të lartë evropianë dhe amerikanë.  May ka kërkuar një traktat të ri për sigurinë me vendet e bllokut i cili do të siguronte bashkëpunim ushtarak, të inteligjencës dhe kundër -terrorizmit, pas Londra të largohet nga BE-ja. “Aspektet kyçe të marrëdhënies sonë të ardhshme në këtë fushë do të fillojnë të jenë të zbatueshme nga viti 2019”, ka thënë ajo. Për sekretarin e Brexit David Davis, Britania nuk do të përfshihet nga një luftë anglo-saksone pas daljes nga Bashkimi Europian. Davis garantoi se Britania do të ruajë standardet dhe rregullat, ndërkohë që marrëveshja finale për Brexit mund të konkretizohet në fund të këtij viti. “Ekzistojnë shqetësime se Brexit mund të çojë në një luftë anglo-saksione, por pas daljes nga Bashkimi Europian, Britania nuk do të zhytet në një fantazi distopike si realiteti i filmit Mad Max”. Ka qenë kjo deklarata e sekretarit britanik të Brexit David Davis, një përgjigje ndaj shqetësimeve lidhur me të ardhmen e vendit pas divorcit me unionin europian. Sipas Davis, e vetmja garë që Mbretëria e Bashkuar kërkon të udhëheqë është ajo për të drejtat dhe standardet. Davis deklaroi se biznesi britanik “nuk mund të jetë më i lirë se Kina” dhe duhet të përqendrohet tek produkti dhe cilësia e shërbimit. Sipas sekretarit të Brexit, një marrëveshje për daljen nga blloku evropian në fund të 2018 është një plan konkret. Deklarata e Davis është e radhës në një seri fjalimesh që qeveria britanike i konsideron si “rruga drejt Brexit”, teksa Londra zyrtare përballet me presion për të specifikuar detajet e partneritetit të ardhshëm që do të ketë me Bashkimin Evropian. Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se kërkon të shmangë pengesat drejt një tregtie të lirë me BE-në, edhe pse me realizimin e Brexit, vendi largohet nga tregu i përbashkët dhe unioni i doganave.