Tunizia, kryeqytet i grave arabe
Liga Arabe ka zgjedhur Tunizinë si kryeqytet të grave arabe për vitin 2018 dhe 2019, në shenjë vlerësimi të veprimtarisë së vlefshme të grave të këtij vendi.
Gazeta "Al-Xharida" e Tunizisë në një raport të saj ka shkruar se Liga Arabe këtë vendim e ka marrë në sesionin e 37-të të komisionit të grave arabe që u zhvillua me moton "Grat për shoqëritë të sigurta të rajonit arab". Sameh Dammak, kryetari i komisionit për çështje të gruas, familjes dhe fëmijëve në Parlamentin e Tunizisë, deklaroi se zgjedhja e këtij vendi për kryeqytet të grave arabe në vitin 2018 dhe 2019, në realitet vërteton meritat e grave të Tunizisë për shkak të progresit dhe rezultateve të kanë arritur grat e këtij vendi në veprimtarinë e tyre që nga pavarësia e Tunizisë në vitin 1956. Tunizia në fushën e të drejtave të grave dhe miratimit të ligjeve të përshtatshme në këtë fushë, është pioniere në mesin e vendeve arabe".
 
							 
						 
						