Trump u kundërvihet evropianëve
Presidenti amerikan ka kundërshtuar ligjet tregtare të BE dhe ka thënë se ky union e ka bërë pothuajse të pamundur aktivitetin e kompanive amerikane në Evropë.
Donald Trump ka marrë vendim të shtojë tarifat doganore gjë që ka shkaktuar reagimin e BE-së. Pikërisht çështja e tarifave ka shkaktuar edhe lëvizje në Shtëpinë e Bardhë. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Këshilltari i lartë ekonomik i presidentit amerikan, Donald Trump, Gary Cohn, po jep dorëheqjen. Cohn është i fundit pjesëtar i profilit të lartë të skuadrës Trump, që jep dorëheqjen, pas një serie largimesh të këshilltarëve të tjerë. Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Z. Cohn tha se ishte një nder që i kishte shërbyer vendin të tij. Gary Cohn, mbështetës i tregtisë së lirë, u zemërua nga planet e presidentit Trump për të vendosur tarifa për importet prej alumini dhe çeliku. Z. Cohn, një ish-president i bankës Goldman Sachs, ndihmoi z. Trump të çojë përpara reformat e tij gjithëpërfshirëse, në fund të vitit të kaluar, megjithatë, të dy nuk besohej se ishin të afërt.