Pornostarja padit Trump për "marrëveshje për të heshtur"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70517-pornostarja_padit_trump_për_marrëveshje_për_të_heshtur
Një aktore e filmave për të rritur, e quajtur Stormy Daniels është ngatërruar në një lidhje intime me  Donald Trump dhe ka ngritur një padi kundër tij duke pretenduar se kontrata që ajo ka firmosur është e pavlefshme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 07, 2018 10:26 Europe/Tirane
  • Pornostarja padit Trump për

Një aktore e filmave për të rritur, e quajtur Stormy Daniels është ngatërruar në një lidhje intime me  Donald Trump dhe ka ngritur një padi kundër tij duke pretenduar se kontrata që ajo ka firmosur është e pavlefshme.

Stormy Daniels thotë se marrëveshja, e hartuar para zgjedhjeve të 2016-s është e pavlefshme pasi ai nuk e ka firmosur. Avokati personal i Trump, Michael Cohen, konfirmoi muajin e shkuar se ai i pagoi asaj në personalisht 130.000 dollarë. Padia pretendon se Cohen u përpoq "t'i bënte presion që të heshtte". Në një intervistë të vitit 2011 në revistën Touch, aktorja shprehet se nisi marrëdhëniet seksuale me Trump-in në 2006-n, pak kohë pasi bashkëshortja e tij Melani kishte lindur djalin Barron. Raportet u shfaqën përsëri në janar kur Wall Street Journal raportoi se ajo ishte paguar për të nënshkruar një marrëveshje të heshtur në kohën e zgjedhjeve të vitit 2016, gjë që e pengoi atë të diskutonte lidhjen e supozuar. Cohen tha se presidenti e "mohon furishëm" çdo përfshirje romantike me aktoren e filmave për të rritur. Padia civile, paraqitur në  Los Angeles të Martën thotë se vetëm disa ditë para zgjedhjeve, ajo dhe avokati i Trump firmosën "marrëveshjen për të heshtur", por jo Trump, ndaj kjo e bën atë të pavlefshme dhe shmang detyrimet. Aty shkruhet: "Për të qenë të qartë, përpjekjet për të frikësuar Clifford që të heshtte me qëllim mbrojtjen e Mr Trump". Pavarësisht se avokati  Cohen konfirmoi se e pagoi Clifford, ai nuk thotë se për ç'arsye e bëri këtë pagesë. Muajin e shkuar ai tha se as  Trump dhe as Organizata Trump nuk ishin pjesë e transaksionit.

Michael Cohen: "Pagesa e znj. Ms Clifford ishte mëse e ligjshme dhe nuk ishte një fushatë kontributi e as një fushatë shpenzimesh nga askush" .