Lavrov kritikon akuzat e Britanisë kundër Rusisë
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka thënë se akuzimi i Moskës për implikim në vdekjen e spiunit dypalësh rus nga Britania, është një spekulim i ri.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Sergej Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, në një konferencë për shtyp në zhvilluar në Etiopi, ka deklaruar: “Qeveria e Rusisë është e gatshme të bashkëpunojë në kryerjen e hetimeve në lidhje me vdekjen e Sergej Skripal, ish-agjent i shërbimeve inteligjente të ushtrisë së Rusisë. Sergej Skripal në vitin 2010 është shkëmbyer me agjentët rus në perëndim dhe mori azil në Britaninë e Madhe. Ky agjent rus së bashku me një grua 33 vjeçare është gjetur pavetëdije në një qendër tregtare të qytetit Salsberi të Britanisë së Madhe. Policia lokale e Britanisë ka deklaruar se këta dy persona janë helmuar me një lëndë të paidentifikuar. Rusia ka theksuar se nuk është implikuar në këtë ngjarje.