Ministri i jashtëm i Koresë Veriore viziton Suedinë
Në vazhdim të veprimeve përgatitore për zgjidhjen e tensioneve mes perëndimit dhe Penianit, ministri i jashtëm i Koresë Veriore do të vizitojë Suedinë.
Kanali informativ Euronews njoftoi se Ri Young Hu, ministri i jashtëm i Koresë Veriore, në një të ardhme të afërt do të shkojë në Suedi për tu takuar me homologen e tij suedeze Margot Wallström. Për shkak se Suedia është mbrojtëse e interesave të Amerikës në Korenë Veriore, atëherë ministri i jashtëm i Koresë Veriore mund të shkrijë edhe më shumë acarin ekzistues në marrëdhëniet mes Penianit dhe Uashingtonit. Edhe pse mediat suedeze kanë publikuar këtë lajm, mirëpo Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë akoma nuk ka bërë ndonjë reagim ndaj këtij lajmi.