Ministri i jashtëm i Koresë Veriore viziton Suedinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70709-ministri_i_jashtëm_i_koresë_veriore_viziton_suedinë
Në vazhdim të veprimeve përgatitore për zgjidhjen e tensioneve mes perëndimit dhe Penianit, ministri i jashtëm i Koresë Veriore do të vizitojë Suedinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 10, 2018 09:01 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Koresë Veriore viziton Suedinë

Në vazhdim të veprimeve përgatitore për zgjidhjen e tensioneve mes perëndimit dhe Penianit, ministri i jashtëm i Koresë Veriore do të vizitojë Suedinë.

Kanali informativ Euronews njoftoi se Ri Young Hu, ministri i jashtëm i Koresë Veriore, në një të ardhme të afërt do të shkojë në Suedi për tu takuar me homologen e tij suedeze Margot Wallström. Për shkak se Suedia është mbrojtëse e interesave të Amerikës në Korenë Veriore, atëherë ministri i jashtëm i Koresë Veriore mund të shkrijë edhe më shumë acarin ekzistues në marrëdhëniet mes Penianit dhe Uashingtonit. Edhe pse mediat suedeze kanë publikuar këtë lajm, mirëpo Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë akoma nuk ka bërë ndonjë reagim ndaj këtij lajmi.