India dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70727-india_dhe_franca_nënshkruajnë_marrëveshje_për_bashkëpunim_ushtarak
India dhe Franca kanë nënshkruar një marrëveshje me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ushtarak në Oqeanin Indian, si dhe një marrëveshje për përshpejtimin e ndërtimit të një centrali të madh bërthamor.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 10, 2018 15:49 Europe/Tirane
  • India dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

India dhe Franca kanë nënshkruar një marrëveshje me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ushtarak në Oqeanin Indian, si dhe një marrëveshje për përshpejtimin e ndërtimit të një centrali të madh bërthamor.

Marrëveshja bërthamore është konsideruar e rëndësishme, derisa kritikët kanë thënë se vendi ku do të ndërtohet centrali, Jaitpur, do të gjenerojë 9,9000 megavatë me energji në përëndim të Indisë. Sipas marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak të nënshkruar nga kryeministri indian, Narendra Modi dhe presidenti francez, Emmanul Macron më 10 mars, në Nju Delhi, secili shtet do të hapë bazat ushtarake për anën tjetër. Macron ka arritur në Indi më 9 mars në një vizitë katër-ditore. India dhe Franca janë të shqetësuara pasi Kina ka zgjeruar prezencën e saj ushtarake duke hapur bazën detare në Xhibuti vitin e kaluar. Pekini po ashtu është duke zhvilluar një rrjet tregtar, në të cilin përfshihen disa kombe aziatike dhe afrikane rreth Oqeanit Indian.