Putin: Rusia është e gatshme të negociojë për çdo çështje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70731-putin_rusia_është_e_gatshme_të_negociojë_për_çdo_çështje
Në një bisedë me NBC, presidenti rus njoftoi gatishmërinë e vendit të tij për të negociuar çdo çështje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 10, 2018 12:20 Europe/Tirane
  • Putin: Rusia është e gatshme të negociojë për çdo çështje

Në një bisedë me NBC, presidenti rus njoftoi gatishmërinë e vendit të tij për të negociuar çdo çështje.

Presidenti rus Vladimir Putin i tha NBC se Moska është gjithmonë e gatshme të flasë për çështje të ndryshme, transmeton agjencia e lajmeve Mehr. Këto çështje përfshijnë çështjet e raketave, hapësirën kibernetike dhe luftën kundër terrorizmit. Putin në lidhje me marrëdhëniet Rusi-SHBA, ka thënë: "Ne jemi të gatshëm të flasim me qetësi, të zgjidhim të gjitha problemet. Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara dëshiron t’a bëjë këtë, por ekzistojnë disa forca qe e pengojnë këtë. Ai hodhi poshtë përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e SHBA, duke thënë se Rusia nuk ka një synim të tillë. Diskutime të tilla mund të përdoren për një kandidat të veçantë, jo për Rusinë. Putin, duke iu referuar situatës në Siri, në veçanti akuzat që lidhen me armët kimike që supozohet të jenë përdorur nga qeveria siriane, shtoi se përgjegjësia për këto krime qëndron tek grupet ekstremiste. Ky është rezultat i veprimeve të kriminelëve dhe elementëve radikalë dhe terroristëve që kryejnë këto krime për të ushtruar presion ndaj presidentit sirian. Lajmet për përdorimin e armëve kimike në Damask nuk janë të sakta. Në përgjigje të faktit nëse kushtetuta ruse do të ndryshojë, presidenti rus deklaroi se nuk ka plane për të ndryshuar kushtetutën.