Putin: Damasku nuk ka armë kimike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70763-putin_damasku_nuk_ka_armë_kimike
Presidenti i Rusisë në një intervistë për kanalin televiziv NBC të Amerikës, lajmet mbi përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë siriane i ka quajtur false dhe ka thënë se janë terroristët ata të cilët përdorin të tilla armë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 11, 2018 09:52 Europe/Tirane
  • Putin: Damasku nuk ka armë kimike

Presidenti i Rusisë në një intervistë për kanalin televiziv NBC të Amerikës, lajmet mbi përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë siriane i ka quajtur false dhe ka thënë se janë terroristët ata të cilët përdorin të tilla armë.

Vladimir Putin, president i Rusisë ka thënë: Terroristët, mbështetjen e tyre kimike mundohen t’ia bashkëngjisin qeverisë siriane, për të hequr barrën e përdorimit të këtyre armëve. Ata në këtë mënyrë mundohen të mbledhin forcat e tyre për të luftuar qeverinë siriane. Presidenti Putin kërkoi të kryhen hetime të plota në këtë fushë. Amerika dhe aleatët e saj mundohen të akuzojnë qeverinë siriane për gjoja përdorimin e armëve kimike. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Damasku zyrtar. Sipas raporteve zyrtare, grupet terroriste kanë përdorur armë kimike dhe helmuese në Irak dhe në Siri. Kriza në Siri ka nisur prej vitit 2011, me agresionet e grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre me qëllim që ekuacionet e rajonit të anojnë në anë të regjimit sionist.