Mësuesit në Oklahama mbajnë grevë
Mësuesit në Oklahoma protestojnë kundër pagave të tyre të ulëta.
Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, shteti i Oklahomas po përballet me një grevë të përgjithshme të mësuesve dhe me mbyllje të shkollave në për të protestuar ndaj uljes së pagave. Vendimi i Sindikatës së Mësuesve të Oklahomës për një grevë mbarëkombëtare u njoftua pasi ligjvënësit e këtij shteti refuzuan miratimin e vendimit për rritjen e pagave për mësuesit. Sipas statistikave të Departamentit të Punës të SHBA-së, midis 50 shteteve në këtë vend, paga mesatare për mësuesit e shkollave publike në Oklahoma në vitin 2016 është ndër më të ulëtat. Sindikata e Mësuesve të Oklahomës njoftoi se shkollat do të mbeten të mbyllura deri sa të përmbushen kërkesat e mësuesve. Vendimi për të mbajtur një grevë mbarëkombëtare nga ana e mësuesve në shtetin e Oklahomës u njoftua kur mësuesit në shtetin Virginia perëndimore ndaluan grevën pas tre javësh të një greve të përgjithshme. Mësuesit kishin kërcënuar se nuk do të ishin të pranishëm në mësime nëse pagat e tyre nuk do të rriteshin dhe se greva e tyre do të vazhdonte. Greva e mësuesve filloi pas disa muajsh tensionesh mbi shumë tema të tilla si paga e ulët dhe ndryshime të sugjeruara në planet e sigurimit shëndetësor të mësuesve.