Përleshje midis anarkistëve të Ballkanit me policinë greke
(last modified Sun, 11 Mar 2018 11:06:23 GMT )
Mars 11, 2018 12:06 Europe/Tirane
  • Përleshje midis anarkistëve të Ballkanit me policinë greke

Protestat e anarkistëve të Ballkanit në Greqi në qytetin e Salanikut, kanë çuar në një përplasje me policinë greke.

Sipas Associated Press, gjatë protestave të 3000 anarkistëve të Ballkanit në qytetin Selanik kundër nacionalistëve, forcat policore greke janë përleshur me protestuesit.  Forcat policore greke hodhën granata dhe gaz lotsjellës kundër anarkistëve. Demonstruesit qëndruan brenda Universitetit Selanik sepse sipas ligjit, policia greke nuk lejohet të hyjë në oborrin e Universitetit për t'i arrestuar ata. Këto protesta janë një ndër protestat më të mëdha të anarkistëve në vitet e fundit. Tensionet midis anarkistëve dhe nacionalistëve në rajonin e Ballkanit janë rritur që nga djegia e një qendre nga nacionalistët në protestat e mbajtura në Maqedoni dhe sulme të tjera kundër tyre në të gjithë Ballkanin. Selaniku është qyteti i dytë më i madh në Greqi dhe qendra e Maqedonisë greke.

 

Tags