Macron kërkon të zgjerojë lidhjet midis Francës dhe Indisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70811-macron_kërkon_të_zgjerojë_lidhjet_midis_francës_dhe_indisë
India dhe Franca kanë nënshkruar një marrëveshje me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ushtarak në Oqeanin Indian, si dhe një marrëveshje për përshpejtimin e ndërtimit të një centrali të madh bërthamor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 11, 2018 12:10 Europe/Tirane
  • Macron kërkon të zgjerojë lidhjet midis Francës dhe Indisë

India dhe Franca kanë nënshkruar një marrëveshje me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ushtarak në Oqeanin Indian, si dhe një marrëveshje për përshpejtimin e ndërtimit të një centrali të madh bërthamor.

Marrëveshja bërthamore është konsideruar e rëndësishme, derisa kritikët kanë thënë se vendi ku do të ndërtohet centrali, Jaitpur, do të gjenerojë 9,9000 megavatë me energji në perëndim të Indisë. Sipas marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak të nënshkruar nga kryeministri indian, Narendra Modi dhe presidenti francez, Emmanul Macron më 10 mars, në Nju Delhi, secili shtet do të hapë bazat ushtarake për anën tjetër. Macron ka arritur në Indi më 9 mars në një vizitë katër-ditore. India dhe Franca janë të shqetësuara pasi Kina ka zgjeruar prezencën e saj ushtarake duke hapur bazën detare në Xhibuti vitin e kaluar. Pekini po ashtu është duke zhvilluar një rrjet tregtar, në të cilin përfshihen disa kombe aziatike dhe afrikane rreth Oqeanit Indian. Ambasadori francez në Indi Alexander Ziegler thekson se Franca po kërkon bashkëpunim strukturor dhe operativ në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në rajonin e Oqeanit Indian dhe se identiteti reciprok i marrëdhënieve indo-franceze është për shkak të një shkalle të lartë besimi reciprok.