Putin do të vizitojë Krimenë
Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Krimenë më 14 mars, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhje presidenciale. Ai do të marrë pjesë në ngjarjet që lidhen me përvjetorin e katërt të refereundimit të kundërshtuar gjerësisht, në rajonin e aneksuar nga Ukraina.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka thënë televizionit rus, Dozhd TV se në këto ngjarje pritet të marrin pjesë mijëra persona. Qeveria e Putinit morri kontrollin e Krimesë pasi ish-presidenti ukrainas, Viktor Yanukovzch u rrëzua nga pushteti. Rusia më pas dërgoi trupa në gadishulllin e Detit të Zi dhe më pas orkestroi marrjen nën kontroll të trupave qeveriare dhe mbështeti referendumin për aneksimin e gadishullit të Krimesë. Në mars të vitit 2017, ligjvënësit rusë vendosën që t’i shtyjnë zgjedhjet presidenciale nga 11 marsi, më 18 mars 2018 - datë që përkon me përvjetorin e ankesimit të Krimesë, ngjarje të cilën Moska e përshkruan si pranim formal i Krimesë në Federatën Ruse.