Anketat tregojnë për fitoren e sigurt të Putinit në zgjedhje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70945-anketat_tregojnë_për_fitoren_e_sigurt_të_putinit_në_zgjedhje
Nuk ka dyshim se qytetarët e Rusisë në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë presidentin aktual Vladimir Putin, tregojnë anketat e fundit, sipas të cilave ai gëzon 67% të mbështetjes së qytetarëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2018 08:15 Europe/Tirane
  • Anketat tregojnë për fitoren e sigurt të Putinit në zgjedhje

Nuk ka dyshim se qytetarët e Rusisë në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë presidentin aktual Vladimir Putin, tregojnë anketat e fundit, sipas të cilave ai gëzon 67% të mbështetjes së qytetarëve.

Megjithatë, Kremlini është i shqetësuar për shkak të “votuesve apatikë” dhe se për shkak të kësaj Putini shfaqet në mesin e qytetarëve duke u përpjekur që të arrijë tek ata në mbarë shtetin, transmeton AP. Zgjedhjet presidenciale ruse mbahen më 18 mars. Ndërkohë autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se nuk ka prova të një marrëveshjeje të fshehtë mes fushatës Trump dhe Kremlinit në zgjedhjet presidenciale të 2016. Në këtë përfundim kanë mbërritur anëtarët republikanë të Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, pas një hetimi një-vjeçar mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane. Krye-republikani i këtij komiteti Mike Conaway deklaroi se paneli ka përfunduar marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe ka zbuluar vetëm “kontakte të paqëllimshme” mes përfaqësuesve të fushatës Trump dhe rusëve, gjë që është e tepërt të konsiderohet si marrëveshje e fshehtë.