Britania dëbon diplomatët rusë
Rusia shpallet formalisht shteti fajtor për tentativën e vrasjes së ish-spiunit rus, Sergei Skripal, pasi dështoi të jepte informacione brenda ultimatumit që skadoi në mesnatë nga ana e Britanisë së Madhe.
Theresa May, duke folur përpara deputetëve të Parlamentit britanik njoftoi një seri masash ndëshkuese ndaj Rusisë, ku më e rënda është ajo e dëbimit të 23 diplomatëve rusë, të quajtur prej saj si “oficerë të padeklaruar të shërbimeve sekrete”, si dhe ngrirja e çdo kontakti të niveleve të larta me Moskën zyrtare. Kryeministrja britanike u shpreh se rasti i helmimit të ish-spiunit rus nuk është një çështje që prek thjesht e vetëm një shtetas rus me nënshtetësi britanike, por përbën shkelje flagrante të konventave për parandalimin e armëve kimike, ndaj kërkoi një kundërpërgjigje ndërkombëtare. May shtoi gjithashtu se nuk ka vend për elitat e korruptuara në Britani, duke paralajmëruar se asetet financiare të shtetasve rusë në vendin ishullor do të ngrihen, nëse rezultojnë të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare britanike.