Raundi i ri i bisedimeve mes BE dhe Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71079-raundi_i_ri_i_bisedimeve_mes_be_dhe_turqisë
Raundi i ri i bisedimeve mes BE dhe Turqisë, do të mbahen më 26 Mars në Verna të Bullgarisë. Këto bisedime konsiderohet tepër të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve mes të dyja palëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 15, 2018 05:33 Europe/Tirane
  • Raundi i ri i bisedimeve mes BE dhe Turqisë

Raundi i ri i bisedimeve mes BE dhe Turqisë, do të mbahen më 26 Mars në Verna të Bullgarisë. Këto bisedime konsiderohet tepër të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve mes të dyja palëve.

Krerët e BE dhe të Turqisë, në bisedimet e ardhshme do të diskutojë për tema si transporti, politikat e jashtme ndërkombëtare, siguria, luta kundër terrorizmit, Lindja e Mesme, Afrika dhe Rusia. Heqja e vizave për shtetasit turq dhe akordi për ndihmën 3 miliard dollarësh të BE për emigrantët sirianë gjithashtu do të jenë ndër temat që do të trajtohen në bisedimet e ardhshme të BE dhe të autoriteteve të Turqisë. BE ka marrë vendim të shtrëngojë masat për dhënien e vizave dhe në këtë mes përfshihet edhe Turqia. Komisionari Evropian për Emigracionin Dimitris Avramopulos ka paralajmëruar ashpërsimin e rregullave për marrjen e vizave, si mënyrë për të frenuar emigracionin e jashtëligjshëm drejt Europës. Në një konferencë për shtyp, Avramopulos deklaroi se BE do të vijojë bashkëpunimin me Turqinë për të ndihmuar refugjatët sirianë, ndërkohë që nxiti palët të bashkëpunojnë në rastet e riatdhesimit. Bashkimi Europian do të vijojë bashkëpunimin me Turqinë mbi emigracionin dhe do të kufizojë udhëtimin për vendet që refuzojnë të riatdhesojnë qytetarët të cilëve ju refuzohet kërkesa për azil në Europë. Komisioneri për Emigracionin Dimitris Avramopulos deklaroi se blloku europian do të kontribuojë 3 miliardë euro në projektet që ndihmojnë refugjatët sirianë në Turqi. Nga një konferencë për shtyp, Avramopulos gjithashtu propozoi monitorimin e rregullt të mënyrës si palët e treta bashkëpunojnë për riatdhesimin e emigrantëve. “Komisioni do të rekomandojë procedura më të rrepta për vizat për vendet që nuk pranojnë të bashkëpunojnë, me shpresën se kjo do të inkurajojë ndryshime në politikat e tyre”, u shpreh Avramopulos. Komisioneri grek gjithashtu deklaroi se paketa e propozuar do të përmirësojë aplikimin për viza për udhëtarët e rregullt, duke e shkurtuar në 10 ditë marrjen e përgjigjes. Aktualisht, qytetarë nga 105 vende të botës duhet të marrin vizë për të udhëtuar drejt zonës Shengen. Avramopulos deklaroi se në 2016, janë siguruar 15 milionë leje të tilla hyrjeje. Takimi i parë BE-Tuqi u mbajt në tetor të vitit 2015 dhe pas saj janë zhvilluar 2 raunde të tjera bisedimesh në vitin 2016. Aktualisht palët theksojnë në disa çështje të cilat kanë rëndësi tepër të lartë në bisedimet e ardhshme dhe zgjidhja e tyre mund të çojë në zgjidhjen e çështjeve të tjera mes BE dhe Turqisë. Me gjithë optimizmin e palëve rreth këtyre bisedimeve, ato nuk do të arrijnë të zgjidhin problemet që ekzistojnë në procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE. Gjatë viteve të kaluara, Turqia ka ndjekur një rrugë për plotësimin e kushteve të anëtarësimit në BE mirëpo megjithëse janë dhënë disa raporte pozitive nga ana e BE, ato nuk kanë mundur të lehtësojnë procesin e anëtarësimit të këtij vendi në union. Tani me tensionimin e marrëdhënieve dhe me akuzat që BE ka ngritur kundër Turqisë mbi të drejtat e njeriut, nuk pritet të hapet një perspektivë e qartë për anëtarësimin e Turqisë në BE.