Sulm ndaj konsullatës gjermane në Greqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71177-sulm_ndaj_konsullatës_gjermane_në_greqi
Një grup njerëzish sulmoi konsullatën gjermane në ishullin e Kretës, në shenjë proteste ndaj heshtjes së Gjermanisë mbi situatën në Afrin.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 16, 2018 18:16 Europe/Tirane
  • Sulm ndaj konsullatës gjermane në Greqi

Një grup njerëzish sulmoi konsullatën gjermane në ishullin e Kretës, në shenjë proteste ndaj heshtjes së Gjermanisë mbi situatën në Afrin.  

Sipas zyrtarëve të policisë greke, një grup prej dhjetë personash sulmuan konsullatën gjermane në ishullin e Kretës në Greqi, në shenjë proteste ndaj sulmeve ushtarake turke në Afrin dhe heshtjen e Gjermanisë përballë kësaj situate. Një nga policët grekë ka thënë: "Ky grup ka hedhur parulla të shkruara në ballkonin e konsullatës, ku është shkruar" Solidaritet me Afrin" dhe " Rezistenca është e gjallë ". Ende nuk ka raport për identitetin dhe motivin e protestuesve dhe lëndimet e mundshme nga ky sulm. Thuhet se në këtë sulm gjithashtu janë thyer disa xhama të ndërtesës së konsullatës.