Pse Evropa shqetësohet për shkarkimin e Tillerson?
Një gazetë austriake njoftoi për shqetësimin e Evropës për humbjen e aleatit dhe partnerit të saj me dorëheqjen e Rex Tilerson nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Zëvendësimi i sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson me drejtorin e CIA-s Mike Pompeo nga Presidenti Donald Trump është një zhvillim shumë negativ, thonë evropianët. Sipas gazetës austriake austriake "Standard", Evropa ka humbur partnerin e saj në marrëveshjen bërthamore me Iranin dme shkarkimin e Tillerson. Natyrisht, disa vende në Lindjen e Mesme janë të lumtur me këtë çështje. Në tetor, ai ka pranuar se ka dallime me Trumpin sa i përket marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe se pajtohet me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, se SHBA nuk duhet të tërhiqet nga ajo. Vendimi i Trumpit për të mos u tërhequr nga marrëveshja, por për ta bartur çështjen te Kongresi është interpretuar nga disa si sukses i Tillersonit. Tillerson ka parashikuar se aleatët e SHBA-së në Evropë do të ishin "shumë mbështetës" për një strategji të tillë Trumpit. Një nga synimet kryesore të deklaruara nga Tillerson kur ai i është bashkuar adminisratës, ka qenë reformimi i operacioneve të Departamentit të Shtetit, me afro 75,000 punonjës, përfshirë 14,000 oficerë të Shërbimit të Huaj, dhe me një buxhet të kombinuar prej 50.3 miliardë dollarësh. Përvoja e Tillersonit në sektorin privat, duke mbikëqyrur mbi 71,000 punëtorë të ExxonMobil, është parë si thelbësore për nxitjen e reformave në Departamentin amerikan të Shtetit, të cilat kanë përfshirë shkurtime të buxhetit për 30 përqind. Ai ka sjellë këshilltarë të jashtëm për të gjetur mënyra për të përmirësuar operacionet. Tillerson ka arritur të tkurrë agjencinë. Me pensionime të parakohshme ose shpagime të tjera, ai e ka shkurtuar stafin për 2,000 veta ose përreth 8 përqind. Por, ish-diplomatë dhe diplomatë në pension janë ankuar hapur për mungesën e perceptuar të përvojës dhe njohurisë institucionale, duke thënë se diplomacia amerikane po dëmtohet rëndë. Shumë pozita të larta të Departamentit të Shtetit kanë mbetur pa u mbushur, ashtu si edhe pozita ambasadorësh në vende kritike, përfshirë Korenë e Jugut. I përballur me këta dhe faktorë të tjerë, Tillerson nuk e ka penguar rrëshqitjen në marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit, thotë James Goldgeier, ish-dekan i Shkollës për Shërbime Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan. Në krye të listës së problemeve që pengojnë marrëdhëniet SHBA-Rusi është edhe aneksimi i gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska dhe mbështetja ruse për separatistët në lindje të Ukrainës. Tillerson, vitin e kaluar, ka emëruar Kurt Volkerin, si të dërguar të posaçëm për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, duke sinjalizuar dëshirën për përparim në një çështje që ka nxitur sanksione dhe kundër-sanksione.