Franca: Do të sulmojmë Sirinë!
Shefi i shtabit të përbashkët të ushtrisë franceze ka thënë se, nëse Siria shkel vijën e kuqe që presidenti i këtij vendi e ka bërë me përdorimin e armëve kimike, Parisi i vetëm do t'a sulmojë Sirinë.
Gjeneral Francois Lokanter, shefi i shtabit të përbashkët të ushtrisë franceze, në një intervistë me radion "Evropa 1", ka thënë: Ju mund të mendoni se nëse presidenti Emmanuel Macron nuk kishte informacione për mjetet tona, nuk do të kishte linja të kuqe ose deklarata si kjo. Lokanter në vazhdim ka thënë se dëshiron të ruajë detajet e planit që do të propozojë presidenti. Duke iu referuar Uashingtonit, aleatit francez në Siri, ai tha se Franca kishte një solidaritet të vërtetë me aleatët e saj strategjik dhe se të dy vendet ndanë një vizion të përbashkët rreth situatës në Siri dhe rreziku për të shkuar përtej vijave të kuqe të armëve kimike ekziston edhe më tej.