Reagimi reciprok i Moskës ndaj aksionit britanik kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71215-reagimi_reciprok_i_moskës_ndaj_aksionit_britanik_kundër_rusisë
Moska do të dëbojë 23 diplomatë britanikë, si kundërpërgjigje ndaj Britanisë, e cila e akuzon Rusinë se qëndron prapa sulmit me agjent nervor, ndaj ish-spiunit rus në Britani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 17, 2018 12:28 Europe/Tirane
  • Reagimi reciprok i Moskës ndaj aksionit britanik kundër Rusisë

Moska do të dëbojë 23 diplomatë britanikë, si kundërpërgjigje ndaj Britanisë, e cila e akuzon Rusinë se qëndron prapa sulmit me agjent nervor, ndaj ish-spiunit rus në Britani.

inistria e Jashtme ruse ka thënë se diplomatët duhet të largohen nga vendi brenda një jave. Përmes një deklarate, Ministria ka thënë se gjithashtu ka urdhëruar mbylljen e Këshillit Britanik në Rusi dhe se Rusia tërhiqet nga marrëveshja për të rihapur konsulatën britanike në Shën Petersburg. Këto veprime të Moskës vijnë pasi Britania udhëroi dëbimin e 23 diplomatëve rusë, si pjesë e masave për të ndëshkuar Rusinë mbi helimimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripa dhe vajzës së tij, Yulia në Britani. Ministria e Jashtme ruse gjithashtu ka thirrur në bisedë ambasadorin britanik në Moskë, Laurie Bistow, në mëngjesin e 17 marsit për ta informuar mbi vendimet e Moskës. Britania thotë se Rusia qëndron prapa sulmit me agjent nervor për të vrarë ish-spiunit rus. Moska ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast. Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se Britania do të konsiderojë hapa të mëtejmë në ditët në vazhdim, pasi Rusia ka thënë se do të dëbojë 23 diplomatë britanikë. “Ne nuk do të tolerojmë kërcënime mbi jetën e qytetarëve britanikë dhe të tjerëve në tokën britanike nga qeveria ruse. Ne jemi siguruar nga mbështetja e fuqishme që kemi marrë nga miqtë dhe aleatët tanë në mbarë botën”, ka thënë sot May. Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi Londra akuzon Moskën se qëndron prapa sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus në Britani. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se qeveria britanike e ka implikuar Moskën në helmimin e një ish spiuni rus në një përpjekje për të "shmangur vëmendjen" nga negociatat e vështira midis Londrës dhe Bashkimit Europian mbi Brexit-in. "Është e qartë se Londra është gjetur në një situatë shumë të vështirë rreth negociatave të Brexit-it me Bashkimin Evropian", tha diplomati i lartë rus gjatë një konference shtypi të enjten, në një kohë kur lidhjet e Londrës me partnerët e saj evropian janë dëmtuar rëndë nga Brexit-i. Lavrov tha se popullariteti i qeverisë së May "po bie në mënyrë drastike", duke argumentuar se ajo nuk kishte arritur premtimet e saj pas vendimit të Britanisë për t'u larguar nga blloku pas një referendumi në vitin 2016. "Dhe organizimi i një provokimi rreth Sergei Skripal shmang vëmendjen nga këto vështirësi", ka shtuar shefi i diplomacisë ruse. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, mohoi se Moska qëndron prapa helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij në Britani dhe refuzoi kërkesën e Londrës për shpjegim në lidhje me incidentin. "Rusia nuk është fajtore", tha Lavrov në një konferencë për media në Moskë. Autoritetet britanike thonë se sulmi kundër Skripalit ka qenë i qëllimshëm dhe se për kryerjen e tij është përdorur një agjent nervor shumë toksik, i cili është zhvilluar në Rusi. Lavrov e bëri të qartë se Moska nuk do të plotësojë kërkesën e Britanisë për shpjegime deri në fund të ditës.