Francezët protestojnë kundër sjelljes agresive të policisë ndaj emigrantëve
Me mijëra banorë të Parisit, janë ngritur në protesta për të dënuar dhunën që policia ushtron ndaj emigrantëve.
Në protestën e organizuar në kryeqytet, janë mbledhur 2 mijë persona, protestë që u organizua me ftesë të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e emigrantëve. Pjesëmarrësit kanë dënuar dhunën që policia ushtron ndaj emigrantëve si dhe politikat e emigracionit të qeverisë franceze. Ata kanë hedhur slogane të tilla si Drejtësia dhe Paqja në Francë nuk ekziston, Policia është e vendosur kudo, Ne jemi kundër veprimeve raciste të qeverisë dhe sjelljes së dhunshme të policisë ndaj emigrantëve. Emanuel Macron president i Francës në shtator të vitit 2017 njoftoi ndryshimin e politikave të emigracionit që me nisjen e vitit të ri 2018.