Sulmohet një klub nate në Britani
Mars 18, 2018 06:17 Europe/Tirane
Policia e Britanisë njoftoi se një person ka sulmuar me automjetin e tij një klub nate në rajonin Kenet.
Sipas agjencisë Sky News, emri i personit që kreu këtë sulm nuk është identifikuar akoma, por ai është arrestuar. Policia bën të ditur se në këtë sulm janë plagosur disa persona gjendja fizike e të cilëve nuk dihet akoma. Thuhet se personi që ka sulmuar klubin e natës, më parë ka pasur konflikt brenda klubit dhe më pas e sulmoi atë me makinë. Sipas policisë sulmi me shumë gjasa nuk ka qenë terrorist.
Tags