Përfundojnë bisedimet mes Koresë së Veriut dhe Suedisë
Negociatat treditore të ministrit të jashtëm të Koresë së Veriut dhe autoriteteve të Suedisë mbi sigurinë në gadishullin korean kanë përfunduar duke u cilësuar konstruktive.
Në këto bisedime janë analizuar rrugët e programimit të takimit mes presidentit amerikan dhe liderit të Koresë së Veriut. Ri Jung HU ministër i jashtëm i Koresë së Veriut, ditën e enjte shkoi në Suedi për tu takuar me Margot Walstrom ministër i jashtëm i këtijvendi. Më herët presidenti amerikan është dakorduar për një takim me liderin e Koresë së Veriut, sipas ftesës së dorëzuar nga autoritet e Koresë së Jugut. Në deklaratën e nxjerrë nga ministria e jashtme e Suedisë thuhet se të dy ministrat kanë diskutuar mbi përpjekjet diplomatike për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje paqësore të kontesteve si dhe për marrëdhëniet dypalëshe. Kjo ministri negociatat e ka quajtur konstruktive.