Li Keqiang rizgjidhet kryeministër i Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71267-li_keqiang_rizgjidhet_kryeministër_i_kinës
Parlamenti i Kinës ka zgjedhur Li Keqiang edhe për një mandat 5 vjeçar si kryeministër i vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 18, 2018 12:51 Europe/Tirane
  • Li Keqiang rizgjidhet kryeministër i Kinës

Parlamenti i Kinës ka zgjedhur Li Keqiang edhe për një mandat 5 vjeçar si kryeministër i vendit.

Gjatë votimit, Li ka fituar 2,964 vota dhe vetëm dy ligjvënës kanë votuar kundër. Li, 62-vjeç për nga pozita politike është numri dy në shtet, pas presidentit Xi Jinping, i cili po ashtu është rizgjedhur nga parlamenti. Kryeministri tradicionlisht ka qenë zyrtari më i lartë ekonomik i Kinës, por presidenti Xi ka marrë shumicën prej funksioneve më të rëndësishme të kryeministrit dhe ai ka emëruar veten në organet drejtuese që mbikëqyrin reformat ekonomike dhe industritë shtetërore.