Futja e forcave turke në Afrin
(last modified Mon, 19 Mar 2018 09:19:48 GMT )
Mars 19, 2018 10:19 Europe/Tirane
  • Futja e forcave turke në Afrin

Presidenti i Turqisë ka konfirmuar rrethimin e qytetit Afrin nga forcat turke. Në një fjalim të tij presidenti i Turqisë Rexhep Tip Erdogan deklaroi se forcat e mbështetura nga Turqia raportohet se kanë arritur në qendër të qytetit sirian Afrin. Ofenziva në Afrin kundër milicisë kurde siriane ka nisur qe dy muaj nga Turqia.

Ankaraja i konsideron forcat kurde në enklavën e Afrinit si terrorist për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda Turqisë. Agjencia e lajmeve turke, Dogan ka raportuar sot se luftëtarët sirianë të mbështetur nga Turqia “kanë vendosur kontrollin” në qendër të qytetit. Po ashtu janë shfaqur disa pamje të njerëzve të armatosur duke ecur pranë ndërtesave të braktisura. Turqia prej 20 janarit ka nisur operacionin e saj, në qytetin Afrin në veri të Sirisë, me qëllim largimin e kurdëve të Sirisë nga kufiri turk. Turqia i konsideron anëtarët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG), si grup terrorist dhe të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Forcat turke kanë rrethuar Afrinin dhe kanë pushtuar “zonat me rëndësi kritike”, në këtë rajon. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, mbi 280 civilë janë vrarë që më 20 janar kur filloi ofensiva e drejtuar nga Turqia kundër Njësive Mbrojtëse Popullore të Kurdëve (YPG) të mbështetura nga SHBA në rajonin Afrin. Duke reaguar ndaj agresionit të ushtrisë turke ndaj qytetit Afrin në Siri, administrata e rajonit veriperëndimor Afrin të Sirisë ka deklaruar se anëtarët e Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) të mbështetura nga SHBA do të zhvendosen nga konfrontimi i drejtpërdrejtë dhe do të ndjekin taktikat guerile në betejat e tyre kundër forcave ushtarake turke dhe militantëve aleatë nga e ashtuquajtura Ushtria e Lirë Siriane. "Forcat tona janë të pranishme në të gjithë rajonin  Afrin. Këto forca do të godasin pozicionet e armikut turk dhe mercenarëve të tij në çdo rast", tha Osman Sheikh Issa, bashkëkryesues i këshillit ekzekutiv të  rajonit Afrin, në një deklaratë televizive të dielën. Ai shtoi: "Forcat tona në Afrin do të bëhen një makth i vazhdueshëm për pushtuesit turq". Gjithashtu të dielën, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë turke tha në një deklaratë se 3,603 terroristë u "neutralizuan" në Afrin, ndërsa 46 ushtarë turq u vranë dhe 225 të tjerë u plagosën. Aaron Stein, një studiues turk thotë: "Turqia së shpejti do të vërë nën të saj veriun e Sirisë dhe nuk duket se forcat e saj do të vendosin të largohen nga Siria në të ardhmen e afërt". Nga njëra anë, një veprim i tillë shkel sovranitetin sirian dhe injoron të drejtën ndërkombëtare, dhe nga ana tjetër, ajo mund të çojë në vrasjen masive të civilëve në këtë rajon. Është e domosdoshme që Turqia të marrë parasysh faktin se perspektivat e ardhshme të vendeve të rajonit do të jenë të ngjashme me atë të konsiderimit të Turqisë si një vend agresiv dhe okupues, e cili gjithashtu mund të krijojë pakënaqësitë e veta dhe kriza të brendshme. Prandaj, vëmendja ndaj sovranitetit sirian dhe çështjeve rajonale së bashku me parimet e të drejtave të njeriut është një nga nevojat kryesore për veprimet turke në Siri.


 


 

Tags