Ambasadori britanik anashkalon takimin për helmimin e ish-spiunit rus
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71436-ambasadori_britanik_anashkalon_takimin_për_helmimin_e_ish_spiunit_rus
Ambasadori britanik në Moskë, Laurie Bristow nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Ministria e Jashtme ruse, mbi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britani, ka thënë zëdhënësi i ambasadës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 21, 2018 09:38 Europe/Tirane
  • Ambasadori britanik anashkalon takimin për helmimin e ish-spiunit rus

Ambasadori britanik në Moskë, Laurie Bristow nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Ministria e Jashtme ruse, mbi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britani, ka thënë zëdhënësi i ambasadës.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka ftuar të gjithë ambasadorët e huaj në një takim, ku thuhet, se ekspertët e kontrollit të armëve do të diskutojnë mbi akuzat e Britanisë se Moska është përgjegjëse për sulmin me agjent nervor. “Ambasadori nuk do të marrë pjesë dhe ne jemi duke e konsideruar mundësinë nëse do të dërgojmë përfaqësues në këtë takim”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës. Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, pasi më 4 mars iu ekspozuan një agjenti nervor. Londra thotë se ata iu ekspozuan një agjenti nervor të quajtur Novichok, e prodhuar në Rusi dhe e akuzojnë Moskën qëndron prapa këtij sulmi. Rusia mohon çdo përfshirje në këtë incident. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov sërish ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se hetimet e bëra nga Londra nuk kanë përfunduar. “Nuk ka dyshim që udhëheqësia e tanishme britanike ka marrë një kurs për të minuar marrëdhëniet ruso-britanike”, ka thënë Lavrov sot, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij japonez Taro Kono në Tokio.