Aparati i së vërtetës, konfirmon lidhjen e Trump me pornostaren
Aparati i së vërtetës, ka konfirmuar vërtetësinë e deklaratës së pornostares amerikane rreth lidhjeve të saj seksuale me presidentin amerikan Donald Trump.
Stefani Kliford, aktore e filmave porno ka bërë testin e vërtetësisë, e cila rezultoi se pretendimet e saj mbi lidhjet seksuale me presidentin aktual Donald Trump janë të vërtetë. Ajo testin me aparatin e vërtetësisë e ka kryer 7 vjet më parë me qëllim që rezultatet të shiten për revistën Bouer mirëpo prokurori nuk i ka publikuar në kohën e duhur rezultatet e testimit. Presidenti amerikan Donald Trump e ka mohuar këtë lidhje me pornostaren amerikane. Testi i vërtetësisë ndaj pornostares është kryer nga Ronald D. Esli i cili punon për qendrës konsultative të sigurisë perëndimore në Las Vegas. Ai e ka quajtur të vërtetë pohimin e Kliford se ajo ka pasur lidhje me Donald Trump në vitin 2006. Aparati i vërtetësisë ka sensorë që lidhen me zemrën dhe mushkërinë dhe përcaktojnë nëse personi thotë të vërtetën apo jo. Ndërkohë shumë psikologë, shprehin dyshime mbi saktësinë e testimeve që kryhen nga ky aparat.