Merkel: Islami pjesë e Gjermanisë
Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë me një ton pajtues mbi çështjen e refugjatëve dhe sidomos mbi çështjen e islamit në Gjermani, ka thënë se Islami është pjesë e Gjermanisë.
Në një fjalim të mbajtur në Bundestagun gjerman, kancelarja Angela Merkel ka shtrirë dorën e miqësisë për myslimanët në Gjermani dhe pasi hodhi poshtë deklarata raciste dhe populiste kudër islamit ka thënë: Myslimanët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të shoqërisë gjermane. Deklaratat anti-islame të ministrit të ri të brendshëm të Gjermanisë ka shkaktuar reagime të gjera në qarqet politike dhe mediatike të këtij vendi. Deklarata e liderit të socialdemokratëve në Gjermani ka shkaktuar edhe mosmarrëveshje në koalicionin e ri qeverisës në vend. Islami nuk i përket Gjermanisë, të paktën sipas pikëpamjes së ministrit të ri të brendshëm të vendit. Horst Seehofer, i sapocaktuar në këtë pozicion deklaroi se ai do të hartojë një politikë të re ndaj emigrantëve, në kundërshtim me pikëpamjet e kancelares Angela Merkel. Ministri i ri i Brendshëm i Gjermanisë beson se islami nuk i përket vendit. Në një intervistë për të përditshmen Bild, Horst Seehofer parashtroi një sërë politikash të ashpra për emigracionin, në kontrast të plotë me pikëpamjet e kancelares Angela Merkel. “Islami nuk i përket Gjermanisë. Natyrisht, myslimanët që jetojnë këtu i përkasin vendit. Por mesazhi im është ky: myslimanët duhet të jetojnë me ne, jo pranë ose kundër nesh,” u shpreh ministri i ri i brendshëm, ndërkohë që shtoi se Gjermania nuk duhet të heqë dorë nga zakonet dhe traditat e saj, në qendër të të cilave qëndron krishtërimi.