Moska: Skripal ishte një agjent anglez dhe jo rus
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71482-moska_skripal_ishte_një_agjent_anglez_dhe_jo_rus
Zëdhënësi i Kremlinit ka theksuar se Rusia nuk ka kurrfarë lidhje me helmimin e Skripal, këtij agjenti të spiunazhit anglez.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 22, 2018 05:49 Europe/Tirane
  • Moska: Skripal ishte një agjent anglez dhe jo rus

Zëdhënësi i Kremlinit ka theksuar se Rusia nuk ka kurrfarë lidhje me helmimin e Skripal, këtij agjenti të spiunazhit anglez.

Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se Dimitri Peskov, zëdhënësi i Krmlinit, deklaroi: "Rusia nuk ka kurrfarë lidhje me ngjarjen e helmimit të Sergei Skripal dhe ne nuk dëshirojmë të flasim në lidhje me vrasjen e një agjenti rus në Angli, por po flasim në lidhje me përpjekjet për të vrarë një agjent të spiunazhit anglez në Angli, sepse ai ishte një agjent anglez dhe ju rus". Ky funksionar rus shtoi: "Skripal ishte një qytetar rus, mirëpo nuk ishte agjent i Rusisë dhe ai është transferuar në Angli gjatë një procesi të shkëmbimit, prandaj fakti se Rusia e ka dorëzuar atë në Angli, nuk le kurrfarë përgjegjësi mbi Rusinë. Ne nuk jemi të marrë që të mendonim për kryerjen e veprimeve të tilla saktësisht në prag të zgjedhjeve presidenciale të Rusisë dhe në pak para organizimit të Kampionatit Botëror të Fubollit",- theksoi ndër të tjera Peskov.