Johnson: Motoja "Asad duhet të ik" nuk është e zbatueshme
Boris Johnson, ministri i punëve të jashtme të Anglisë, në takim me komisionin për çështje të jashtme të Parlamentin e Anglisë, ka thënë se motoja "Asad duhet të ik" më nuk është e realizueshme.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Boris Johnson të mërkurën deklaroi: "Kjo është për shkak të frikës nga ndëshkimi që mund të jetë më e fuqishme se çdo gjë tjetër, mirëpo motoja e vjetër "Asad duhet të ik" me siguri që aktualisht nuk është e efektshme". Ky funksionar anglez ka theksuar aftësinë e presidentit të Sirisë dhe shtoi se Asad aktualisht gëzon mbështetjen e rreth 75% të popullit sirian dhe ka nën kontroll mbi 50% të territorit të Sirisë dhe çështja më e mirë është që të mblidhen rreth një tryeze të bisedimeve në Gjenevë për të filluar procesin e zgjidhjes së krizës për hartimin e një kushtetute të re për Sirinë. Sipas raportit të Sputnik, vendet perëndimore si Amerika, Anglia dhe Franca kërkonin shkarkimin e Asad nga pushteti në Siri si një prioritet, ndërkohë që Rusia që nga viti 2015 e deri më tani me kërkesë të qeverisë së Damaskut ka mbështetur Bashar Asad.