Trump i ktheu shpinën diplomacisë
(last modified Thu, 22 Mar 2018 11:39:16 GMT )
Mars 22, 2018 12:39 Europe/Tirane
  • Trump i ktheu shpinën diplomacisë

Paul R. Pillar: Në qershor të vitit 1951, filluan negociatat për armë pushim dhe në fund pas dy vite bisedimesh të vështira, u ndërpre lufta në Gadishullin Korean. Koreja Veriore në atë kohë ka bërë të gjitha përpjekjet për të realizuar interesat e veta në ato negociata.

Nëse negociatat e këtij viti mes SHBA dhe Koresë Veriore në mënyrë simbolike do të shndërrohen në rivalitet, do të jenë në favor të Koresë Veriore. Peniani ka vazhduar këtë lojë për një kohë të gjatë dhe në ka aftësi të mira në këtë drejtim. Nëse Trump mendon se në përballje fytyrë me fytyrë me Kim Jungun për shkak të aftësive të tij në fushën e marrëveshjeve ose për shkak se ka trup më të madh, do të fitojë, në mënyrë të prerë po gabon. Negociatat e ardhshme nëse do të zhvillohen, ato janë shumë më të mira se sa opsionet e tjera për zgjerimin e marrëdhënieve të Amerikës dhe Koresë Veriore. Vendimi i Trump ka befasuar palët politike dhe shumicën e djathtistëve. Ata mendojnë se çfarëdo lloj negociatash me armikun, konsiderohen më shumë si privilegj në favor të armikut se sa një mjet diplomatik për realizimin e interesave të Amerikës. Zakoni është ky që mënyra e fjalimeve në lidhje me armiqtë nuk duhet t'i japë atyre privilegje. Përveç kësaj, nuk duhet futur në polemike me anë të deklaratave në lidhje me shtetet e tjera, përveç nëse në ato ka ndonjë interes për Amerikën. Trump në javët e fundit u ka dhënë dy privilegje shteteve të huaja dhe në ato nuk ka patur kurrfarë interesi për Amerikën. Njëri është njohje e Jerusalemit (Kodsit të shenjtë) si kryeqytet të regjimit sionist dhe tjetër premtimi për tu takuar me Kim Jung, i cili ka folur vetëm për ndërprerjen e testimeve bërthamore dhe raketore të tij.

Rreziqet e vendimeve të parakohshme

Vendimi urgjent, personal dhe irracional i Trump, lë rast shumë të vogël për një proces politik të organizuar në mënyrë që të ndihmojë presidentin për të marrë vendimin më të mirë. Burokracia në politikën e jashtme është krijuar me qëllim të krijimit dhe zbatimit të politikave ndërsa Trump shumë herë ka treguar se ai nuk është në gjendje të përcaktojë dhe perceptojë një gjë të tillë. Kjo metodë e sjelljes së tij nuk kufizohet vetëm me disa vendime të caktuara, por përfshinë mospërfilljen e tij ndaj ekzistencës së një numri i të madh të karrigeve të zbrazëta të funksionarëve të lartë. Vendimmarrja urgjente e Trump, refuzimi i mbështetjeve të organizatave, si dhe karakteristikat e tjera të tij problematike, në takim me Kim Jung do të japin rezultate të padëshiruara. Rezultati më i keq i mundshëm është në kohën kur mbledhjet të mos kenë kurrfarë konkludimi të cilin Amerika e përshkruan si marrëveshje ose fitore. Atëherë Trump do të thotë se ka provuar rrugën paqësore për çarmatimin bërthamor të Koresë Veriore, prandaj nuk ekziston kurrfarë opsioni tjetër zëvendësues për sulmin ushtarak. Ky është shqetësimi më i madh të cilin mund të krijojë takimi i Trump me Kim Jung. Procesi politikë i organizuar dhe burokracia përkatëse, është e domosdoshme për udhëzimin e Trump dhe gjithashtu për tu siguruar për vlerësimin e të gjitha interesave dhe rreziqeve të mundshme. Një shembull i qartë nga çmimi i lartë i mospërfilljes ndaj procesit politik, është sulmi ushtarak i administratës së Xhorxh W. Bush kundër Irakut në vitin 2003. Në atë kohë nuk ekzistonte asnjë opsion politik ose debat politik për t'i përgjigjur kësaj pyetje se a është lufta rrugëzgjidhje e mirë ose jo. Nëse do të kalonte procesi politik, rezultati i logjikshëm do ishte ky që fillimi i një luftë të tillë është gabim i madh.

Sfidat në lidhje me Korenë Veriore

Sfidat politike me Korenë Veriore janë serioze. Problemi kryesor është ky që Koreja Veriore, armët bërthamore të saj i konsideron të domosdoshme si një mjet parandalues dhe mbrojtës, ndërkohë që bota tjetër i konsideron ato si një rrezik dhe problem serioz i cili duhet të zgjidhet. Çfarëdo rrugëzgjidhje rreth çarmatosjes bërthamore, përfshin një varg çështje të mëdha si marrëdhëniet e sigurisë në Azinë Lindore dhe deri te bashkimi i të dy koreve. Para se të zhvillohet takimi, akoma ekziston një rast për ndjekjen e një procesi politik të përshtatshëm. Një ekspert i çështjeve të Koresë ka thënë: "Diplomacia e papritur e këtyre dy liderëve mund të na afrojë më shumë drejt luftës. Nëse negociatat do të dështojnë, të dy palët nuk kanë opsion tjetër diplomatik". Negociatat me Korenë Veriore në nivel të presidentëve kanë mundësi shumë të vogla për suksese dhe rezultate dhe njëkohësisht me këtë kanë rreziqe më të mëdha. Trump është presidenti më i keq i Amerikës i cili në mënyrë të qartë tregon se për çfarë arsye çdo president shteti vendimet e tij duhet t'i mbështesë me një proces politik të plotë dhe sistematik.

Vlen të theksohet se Paul R. Pillar është profesor universiteti dhe ish-anëtar CIA-s, i cili ka punuar 28 vite në këtë organizatë. Ai aktualisht është anëtar i lartë jorezident i qendrës për studime të sigurisë në Universitetin George Town dhe gjithashtu anëtar i qendrës së inteligjencës dhe të sigurisë së shekullit 21 në institutin "Brokings".

Tags