Nju Jorku, arenë e protestave kundër Muhamed Bin Salman
Mijëra protestues shprehën kundërshtimin e tyre ndaj vizitës së princit të kurorës së Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara duke organizuar një protestë në Manhattan, Nju Jork.
Sipas rrjetit televiziv katariot Al Jazeera, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesit e agjencive amerikane të zbatimit të ligjit shpallën protestën e tyre kundër vizitës së princit të kurorës saudite Mohammad bin Salman në Shtetet e Bashkuara, gjatë demonstratës përballë selisë së Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut në lagjen Manhatan. Protestuesit mbanin pankarta ku denoncoheshin pasojat katastrofike të sulmit ushtarak dhe brutal të Arabisë Saudite kundër Jemenit. Pjesëmarrësit në tubim gjithashtu kërkuan ndalimin e mbështetjes ushtarake amerikane për regjimin saudit dhe theksuan se princi i kurorës saudite ishte një person i padëshirueshëm në SHBA. Ata gjithashtu kërkuan që kryebashkiaku i Nju Jorkut të anulonte vizitën e Muhamed bin Salmanit në këtë qytet, të planifikuar për javën e ardhshme. Ndërkohë, Senatori Bob Corker, kreu i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Senatori demokrat Bernie Sanders, si dhe disa senatorë të tjerë, gjatë takimit me Muhamed bin Salmani protestuan kundër krimeve të Riadit ndaj Jemenit.