Eksperti amerikan: Strategjia e Amerikës është përdorimi i terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71510-eksperti_amerikan_strategjia_e_amerikës_është_përdorimi_i_terrorizmit
Një ekspert amerikan tha se shfrytëzimi i terrorizmit është pjesë e strategjisë së politikës së jashtme të SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 22, 2018 14:38 Europe/Tirane
  • Eksperti amerikan: Strategjia e Amerikës është përdorimi i terrorizmit

Një ekspert amerikan tha se shfrytëzimi i terrorizmit është pjesë e strategjisë së politikës së jashtme të SHBA.

Paul Otwoud, profesor i Studimeve Amerikane në Universitetin e Masaçusets, në një intervistë me agjencinë IRNA, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite nxisin përhapjen e ekstremizmit dhe ngritjen e ISIS në Siri dhe Irak, duke shtuar se terrorizmi është një instrument në strategjinë e politikës së jashtme të SHBA. Ai theksoi: " Mbështetja e politikave saudite që synojnë përhapjen e ekstremizmit, tregon se Shtëpia e Bardhë e konsideron ekstremizmin dhe terrorizmin si një mjet për realizimin e politikave të saj". Ky ekspert amerikan shtoi se të dhënat sugjerojnë se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur në mënyrë indirekte ISIS-in duke mbështetur të ashtuquajturat forca "të moderuara" në Siri, në përpjekje për të përmbysur qeverinë e Bashar Asadit.