Amerika pranon shitjen e 1 miliard armëve Arabisë Saudite
Departamenti amerikan i mbrojtjes ka konfirmuar planin për shitjen e armëve me vlerë 1 miliard dollarë për Arabinë Saudite.
Me shumën 1 miliard dollarë, Arabia Saudite do të blejë nga Amerika 6 mijë e 600 predha anti tank që kapin shumën 657 milion dollarë dhe pjesa tjetër do të shpenzohet për blerjen e pajisjeve rezervë dhe për mbështetjen logjistike. Muhamed Bin Selman, princi i Arabisë Saudite ndodhet në Uashington për një vizitë 2 javore. Deri tani Bin Selman është takuar me shumë funksionarë amerikanë si Donald Trump president dhe James Mattis sekretari amerikan i mbrojtjes. Princi i kurorës së Arabisë Saudite në ditën e dytë të vizitës së tij në Uashington është takuar me përfaqësuesit e Kongresit të Amerikës me të cilët ka biseduar në lidhje me Iranin dhe situatën në Jemen. Koordinimi për vazhdimin e mbështetjeve të Amerikës ndaj agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër popullit të Jemenit, akuzat kundër Iranit dhe ushtrimi i presionit mbi forcat jemenase, ishin tema të tjera që janë diskutuar gjatë takimeve të Bin Selman në Uashington. Vlen të theksohet se Jemeni që nga tre vite më parë po përballet me agresionin ushtarak të regjimit Al Saud me mbështetjen e Amerikës dhe gjatë këtij agresioni janë vrarë mbi 14 mijë civilë jemenas dhe janë shpërngulur me miliona persona të tjerë.