Franca: Parisi është i angazhuar ndaj marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71572-franca_parisi_është_i_angazhuar_ndaj_marrëveshjes_bërthamore
Ministria e jashtme franceze tha të enjten në një deklaratë se do t'i përmbahet marrëveshjes bërthamore të Iranit me grupin 5+1.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 23, 2018 14:52 Europe/Tirane
  • Franca: Parisi është i angazhuar ndaj marrëveshjes bërthamore

Ministria e jashtme franceze tha të enjten në një deklaratë se do t'i përmbahet marrëveshjes bërthamore të Iranit me grupin 5+1.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Ministria e jashtme franceze theksoi në deklaratën e saj se është e rëndësishme të zbatohet marrëveshja bërthamore, duke thënë se Franca do të lëvizë me partnerët e saj evropianë në këtë drejtim". Ministria e jashtme e Francës në këtë deklaratë ka thënë se në fazën aktuale, Amerika po zbaton këtë marrëveshje dhe Parisi shpreson se amerikanët do të vazhdojnë edhe më tej t'a bëjnë një gjë të tillë. Federika Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane ka deklaruar se Evropa është e angazhuar për të ruajtur dhe mbrojtur marrëveshjen bërthamore. Shefja e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, Federika Mogherini, deklaroi se blloku evropian nuk ka plane për të imponuar më shumë sanksione ndaj Iranit pasi u publikuan raporte se nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin kanë propozuar sanksione të reja kundër Teheranit nën presionin e Uashingtonit.