BE dënon veprimet e Turqisë në Mesdhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71574-be_dënon_veprimet_e_turqisë_në_mesdhe
Liderët e BE pak para disa ditësh të takimit me Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë, dënuan veprimet e Turqisë në Mesdhe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 23, 2018 10:30 Europe/Tirane
  • BE dënon veprimet e Turqisë në Mesdhe

Liderët e BE pak para disa ditësh të takimit me Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë, dënuan veprimet e Turqisë në Mesdhe.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, një flotë turke së fundmi ka penguar një anije italiane për të eksploruar naftë në ujërat e Qipros. Një anije turke gjithashtu goditi një anije greke në Detin Egje. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të takohet më 26 mars në Varna të Bullgarisë me Jean Claude Juncker, presidentin e Komisionit Evropian dhe me Donald Tusk, presidentin e Këshillit Evropian. Duke pasur parasysh marrëveshjen e nënshkruar midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian në mars 2016 mbi emigrantët e paligjshëm, Juncker dhe Tusk duhet të sigurojnë vazhdimin e ndihmës evropiane për Turqinë në Samitin e Varnas. Megjithatë, disa vende të BE kanë theksuar se asistenca e BE-së ndaj Turqisë nuk duhet të bëhet një nënshkrim mbi një çek të bardh.