Francë: Një sulmues merr pengje, një person është vrarë
(last modified Fri, 23 Mar 2018 14:20:21 GMT )
Mars 23, 2018 15:20 Europe/Tirane
  • Francë: Një sulmues merr pengje, një person është vrarë

Të paktën një person është vrarë në Trebes të Francës, ka thënë kryetari i këtij qyteti Eric Menassi për televizionin BFM TV.

Autoritetet në Francë thonë se në një dyqan në Trebes një i dyshyar ka marrë pengje. Menassi i ka thënë televizionit LCI se një person ka hyrë në dyqan duke bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) dhe ka thënë se “do të ju vras të gjithëve”. Zyra e Prokurorit lokal ka thënë se sulmuesi ka thënë se i përket grupit ISIS. “Të gjitha informacionet na bëjnë të kuptojmë se ky mund të jetë akt terrorist”, ka thënë kryeministri frances Edourd Philippe. Policia në Francë ka thënë se sulmuesi është rrethuar.

Tags