Vritet sulmuesi në jug të Francës
(last modified Fri, 23 Mar 2018 18:19:30 GMT )
Mars 23, 2018 19:19 Europe/Tirane
  • Vritet sulmuesi në jug të Francës

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb ka thënë se policia ka vrarë sulmuesin në jug të Francës, pasi ai ka vrarë të paktën tre persona.

Autoritetet thonë se sulmuesi ka plagosur edhe tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë. Sulmuesi kishte hapur zjarr dhe kishte marrë peng persona në një supermarket në qytetin Trebes të Francës. Kryeministri francez, Edouard Philippe ka thënë e incidenti duket se është “akt terrorist”. Identiteti i sulmuesit ende nuk është bërë publik. Collomb ka thënë se sulmuesi ka qenë i njohur për autoritetet, por ai nuk është konsideruar si kërcënim islamist.

Tags